Arti i kapjes së momenteve të jetës

Fotografia ka qenë gjithmonë pasioni im i vërtetë, si për të kapur momente përmes objektivit ashtu edhe për t’u dhënë atyre jetë pastaj përmes përpunimit. Që në moshë të re, unë mahnitesha nga kamera Nikon f70 e babait tim, dhe çdo mundësi për ta mbajtur atë u bë një përvojë e jashtëzakonshme. Duke e njohur afinitetin tim për artin, prindërit e mi inkurajuan edhe më shumë eksplorimin tim në këtë fushë dhe më siguruan burimet e nevojshme, pavarësisht sfidave të gjendjes ekonomike në atë kohë.

Gjatë viteve, fotografia më ka shërbyer si një burim i vlefshëm relaksimi dhe çlirimi terapeutik për mua. Ka qenë diqka e ndritshme për mua dhe gjithnjë e pranishme, gjë e cila më ndihmonte të futesha në btën e artit dhe të fokusohesha në momentumin si dhe të vlerësoja bukurinë e botës përreth meje.

Gjatë gjithë karrierës sime, kam pasur fatin të kap subjekte të ndryshme duke filluar nga portretet mahnitëse, tek bukuria natyrore e botës përreth nesh, lumturia e çifteve, tek pafajësia magjepsëse e fëmijëve dhe madje edhe madhështia e jetës së egër.